Një superoperacion i Rojes Bregdetare greke është finalizuar mbrëmjen e së shtunës në afërsi të ishullit grek Xia, ku u ndalua një gomone me hashash e nisur nga Shqipëria.

Në pranga ranë 6 persona, 4 shqiptarë dhe dy italianë. Operacioni zgjati 48 orë. Gomonia, të paktën 12 metra e gjatë, me 3 motorë nga 350 kuaj fuqi secili, u kap në thellësi të ujërave greke, pasi nisja e saj ishte interceptuar më parë nga brigjet shqiptare.

Autoritetet i bënë shenjë gomones të ndalojë, por ishte e pamundur, ndaj filloi ndjekia për gati 22 orë. Pasi është qëlluar me snajper, gomonia është ndalur dhe 3 personat që ndodheshin në të u arrestuan.

Bëhet fjalë për dy shtetas shqiptarë dhe një italian, ndërsa dy shqiptarë të tjerë dhe një italian u arrestuan në Athinë.

Roja Bregdetare thotë se, në bordin e gomones ndodhej më shumë se dy tonë kanabis. Lënda narkotike është ngarkuar në dy furgonë dhe do të peshohet gjatë ditës së dielë. Me mbërritjen e gomones në Pire, prej saj u nxor edhe një person i plagosur, për të cilin detajet i raportoi drejtpërdrejt nga Porti i Pireut korrespondenti i Top Channel në Athinë, Artur Bibe.

“Top Channel komunikoi me autoritetet. Fillimisht u tentua të mohohej se kishte një të plagosur, por pamjet janë të pakundërshtueshme. Më vonë autoritetet thanë se ishte një i plagosur, por ai nuk kishte marrë plagë plumbi, por është plagosur gjatë kohës që ndiqej motoskafi nga forcat speciale”, deklaroi Bibe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA