“E premtja e zezë”, ulje rekord çmimesh
24/11/2017 10:03
Dyqanet në Britaninë e Madhe dhe në Shtetet e Bashkuara janë vënë në garë me njëri-tjetrin se kush ul më shumë çmimet me rastin e “Të premtes së zezë”.
Ky parashikohet që të jetë viti me uljet më të mëdha të ndodhura ndonjëherë, por edhe viti i shpenzimeve më të mëdha.
Vetëm në Britani, parashikimet janë që në katër ditë të shpenzohen rreth 8 miliardë paundë, një shifër më e lartë se ajo e vitit të kaluar.
Uljet janë të mëdha, sidomos në sektorët e rrobave dhe materialeve elektrike, ku variojnë nga 30 deri në 70 për qind.
Analistët e interpretojnë këtë si frikë të dyqaneve nga konkurenca e platformave online, veçanërisht Amazon.
Top Channel