Çfarë qëndron pas Dasarës energjike?

24/11/2017 17:05

E ftuar në “Pop Culture”, Dasara Karaiskaj, me çiltërsinë që e karakterizon atë, i është përgjigjur një sërë pyetjesh.

E pyetur se çfarë qëndron pas Dasarës energjike dhe ku motivohet, ajo është shprehur: “Unë i mëshoj çështjes së lirisë. Njeriu është ajo që ndjen në të vërtetë, pavarësisht asaj që thotë. Kur ke lirinë të thuash atë që ndjen, atëherë besoj që jeton mirë”.

E ke provuar ndonjëherë të bëhesh bjonde?

“Kam vënë një herë një paruke dhe është një skandal i vërtetë, pavarësisht se sytë i kam jeshilë, nuk bëj”.

Na zbulo një sekret që ke mbajtur larg mediave “live” në emision. Më thuaj diçka që nuk e ke thënë kurrë më parë.

“Nuk më vjen ndërmend tani. Jemi “live” dhe më duhet kohë”.

A ndjehesh e realizuar në jetën tënde?

“Patjetër. Kam familje, fëmijë dhe besoj se kjo më ka bërë më tepër të ndjehem e realizuar. Pavarësisht që unë e kam bërë gjithmonë këtë punë kam qenë shumë romantike. Që të ndjehesh e realizuar për mua është fëmija, familja, ndjenjat e vërteta që njeriu ka brenda në shpirt dhe në zemër. Sigurisht që puna është jeta, por nuk ka lidhje me këto”, përgjigjet Dasara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA