Artistët vizitojnë ekspozitën e hapur për fëmijët jetimë
24/11/2017 11:44
Një grup artistësh kanë vizituar ekspozitën e hapur pranë Presidencës, në kuadër të Javës së fëmijëve jetimë, organizuar nën kujdesin e vetë kreut të shtetit Ilir Meta.
Ardit Gjebrea, Soni Malaj, Venera Lumani dhe Lindi Islami vlerësuan angazhimin e Presidentit Meta për organizimin e veprimtarisë ndërgjegjësuese dhe solidarizimin e përkrahjen e tij për fëmijët pa kujdes prindëror.
Në aktivitetin ku morën pjesë edhe fëmijët e Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli” në Tiranë dhe nxënësit e shkollës së mesme “Sami Frashëri” në Tiranë, artistët e njohur shprehën solidaritet me fëmijët pa kujdes prindëror.
Top Channel