Reforma për ujësjellës kanalizime ka për qëllim jo vetëm formalizimin e sektorit por kthimin e tij në efiçent.

“Objektivi kryesor është që brenda vitit 2018, çdo konsumator të jetë i pajisur me një kontratë dhe matës, të paguajë rregullisht detyrimet dhe të jetë i ndërgjegjshëm për rëndësinë e ujit të pijshëm”, tha ministri Damian Gjiknuri.

Qeveria nuk mund t’ia dalë e vetme për investimet në këtë sektor dhe i kërkon mbështetje financiare donatorëve të huaj. Sipas saj, kërkohen fonde të mëdha po aq sa për rrugore.

“Investime të cilat nëse ne do të arrinim të kishim ujë siç duhet të ketë çdo vend modern sot europian, do të kërkonin investime kapitale shumë të mëdha, e barabartë kjo si me investimet e rrugëve. Çdo donator është shumë i mirëpritur përsa i përket investimeve qoftë me grante, por qoftë edhe investimeve të mirëstrukturuara brenda hapësirave të borxhit publik”, vijoi ministri.

Brenda vitit do të përfundojnë strategjia kombëtare e ujit dhe donatorëve u kërkohet edhe asistencë teknike dhe menaxheriale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA