Ndaj Realit të Madridit kanë vërshuar një lumë kritikash këtë sezon, për shkak se treshja e famshme “BBC”, e përbërë nga Bale, Benzema dhe Cristiano Ronaldo nuk kanë mundur të shënojnë më shumë sesa dy gola në 12 ndeshje.
E për këtë, “CR7” është ndier në presion të vazhdueshëm, por që gjithsesi ka mundur të gjejë një rrugë shpëtimi, ose justifikimi thënë ndryshe.
Në Champions League, edhe pse Reali i Madridit nuk mundi të kapte vendin e parë të renditjes në grup, Cristiano Ronaldo ka shënuar 8 gola në 5 ndeshje. Një mesatare e mirë, por ndoshta jo e mjaftueshme nëse nuk gjen diçka që t’ia vlejë për t’u krahasuar.
Në fakt, gëzimi më i madh është pikërisht këtu. Ronaldo ka shënuar 8, ndërsa Barça e gjitha vetëm 7 gola. Një detaj ky që i bën madrilenët të mburren përballë rivalëve të tyre të përjetshëm, edhe pse në renditjen e La Ligës i shohin 10 pikë larg katalanasit.
Top Channel