Rreth një javë pas ndeshjes miqësore të fituar në Antalia, Christian Panucci vjen në Tiranë për të treguar edhe njëherë ndjesinë pozitive që i dhanë lojtarët dhe loja e atij takimi.

Por, për të arritur deri këtu, trajneri italian vazhdon të theksojë se skuadra kombëtare do disiplinë dhe të gjithë lojtarët duhet të zbatojnë rregullat që ka një ekip kombëtar.

“Përpara grumbullimeve ka rregulla. Të gjithë duhet të vijnë me një fletë dhe të deklarojnë se janë të dëmtuar dhe më pas mjeku i Kombëtares i kontrollon. Basha ishte i dëmtuar, qëndroi 3 ditë dhe pasi e pa mjeku, më siguroi se nuk do të luante në kampionat. Të gjithë duhet të vijnë në Kombëtare për t’u vizituar, është një rregull i vendosur nga FIFA, nuk e krijova unë. Kemi të bëjmë me ekipin kombëtar. Nuk mund të ndodhë më të bësh si të duash, duhet normalitet”, tha Panucci.

Panucci thekson më pas se, Shqipëria, ndryshe nga Italia, ekipi i vendit të tij i mbetur jashtë Botërorit të Rusisë në 2018-n, ka një ndryshim të madh për mënyrën sesi funksionon.

“Italia nuk dëshiron t’i kërkojë elementët e rinj dhe këtu qëndron ndryshmi me Shqipërinë. Por ky nuk është problemi im. Ne e kemi krijuar grupin dhe do të përmirësohet me afrimet e reja. Është e nevojshme që të dalësh t’i kërkosh talentet e reja”, tha trajneri Panucci.

Në muajin mars, përfaqësuesja shqiptare do të ketë një tjetër grumbullim dhe një ndeshje miqësore. Panucci premton se për këtë ndeshje do të ketë 2-3 lojtarë të tjetër të rinj, të cilët ai do të fillojë t’i shohë që tani nga afër, pasi i ka parë në pamjet filmike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA