Ajo është ndoshta videoloja më e famshme për brezin e atyre që kanë lindur në fund të viteve ’70 deri në mesin e viteve ’90. Sigurisht që flitet për ata që janë të apasionuar pas futbollit, por edhe pas videolojërave.

Me siguri, askush nuk mund të thotë se nuk e njeh “Holly e Benji”, loja e famshme e animuar japoneze e futbollit, titulli origjinal i së cilës është “Kapiteni Tsubasa”. Tashmë, duke nisur nga dhjetori, kjo lojë do të jetë e disponueshme edhe në telefonat tonë “inteligjentë”, qofshin këta me sistem operativ Android apo iOS. Lojën do të mund ta gjeni me titullin “Captain Tsubasa: Dream team”.

Do të jenë të gjithë protagonistët e serisë, secili me karakteristikat e tij. Lojtarët do të jenë të një niveli të jashtëzakonshëm, do të gjuajnë fuqishëm në portë, do të driblojnë, do të pasojnë te shoku i skuadrës që është më pak i markuar. Do të shohim gjithçka, nga “gjuajtja e tigrit” të Mark Lenders, deri te “katapultimi i ferrit” i binjakëve Derrick.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA