Këshilli Shqipëri-BE, PD kërkon sqarime pse mbeti jashtë

20/11/2017 14:50

Demokratët thonë se qeveria ka prishur traditën e 5 viteve të fundit, ku opozita ka qënë institucionalisht e pranishme në mbledhje vjetore të këshillit të stabilizim-asociimit Shqipëri-BE.

Dhe përvec sqarimeve nga qeveria, opozita kërkon edhe që përfshirja e opozitës në përfaqësimin para BE-së të kthehet në një detyrim ligjor.

“Në procesin e inetrgimit nuk ka pronare, nuk përfiton njeri politikisht. Procesin e integrimit PD e ka patur prioritet jo të saj e për merita politike por duke vendosur në rend të parë përfitimin e qytertarëve. Për këtë arsye është venbdosur gjithmonë opozita, në çdo vendim e udhëtim. Ajo që ndodhi javën e shkuar është që u përpoq që zëri i opozitës të shuhet, ishte i paprecedentë. Ndaj kemi përgatitur këtë deklaratë që në thelb ka kërkimin e shpjegimit nga kryeministri dhe ministri Bushati dhe angazhimin për përfaqësimin e opozitës”, ka thënë Jorida Tabaku, deputete e PD-së.

“Ajo që është për tu vlerësuar dhe që doli nga ajo mbledhje, është vlerësimi që Shqipëria mori nga Brukseli si dhe fjalët shumë të mira sidomos për luftën kundër krimit të organizuar dhe sukseset në luftën kundër kanabisit dhe lëndëve narkotike. ky është lajmi i mirë për shqiptarët dhe ne duhet të na interesojë pikërisht kjo gjë. sa për formatin me të cilin kemi shkuar atje, ne jemi shumë dakord që t’i kërkojmë informacion ministrtit të Jashtëm, pse s’ka qënë formati tradicional që prej 2012”, u shpreh Blendi Çuçi, deputet i PS-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA