Meksikë, tifozi ekzekutohet në fushë – VIDEO

17/11/2017 11:23

Një ndeshje e kategorisë amatore në Meksikë ka përfunduar me një person të vdekur pasi tifozët pushtuan fushën.

E gjithë ngjarja është filmuar, e në videon e mëposhtme dallohet viktima, i cili bashkë me disa të tjerë sulmon lojtarët e ekipit fitues.

Por teksa i afrohet lojtarëve ai shihet teksa shembet në tokë dhe në pamje dallohet një person tjetër, i cili me një pistoletë në dorë e qëllon sërish viktimën.

Ngjarja ka ndodhur këtë të diel në Fresnillo, qyteti i dytë më i madh në rajonin qendror të Meksikës në Zacatecas.

Top Channel