Ish-deputetja e Reform UK u ekzekutua për motive politike? Widdecombe mbrojti Farage në televizion, 20 minuta para se të vritej. Çfarë zbulojnë provat Volkswagen po investon 10 miliardë euro në Kinë për të filluar revolucionin elektrik. Lajmi ndjek vendimin e Pekinit për të fiksuar vitin 2019, si periudhën kur do të fusë në fuqi sistemin e kuotave për shitjen e makinave elektrike.
Prodhimi do të nisë përmes një partneriteti me grupin automobilistik “Jianghuai”.
“Pas shumë pritjesh, teknologjia tani është e disponueshme”, thotë Joachim Welder, president i Audit në Kinë.
“Makina jonë e parë elektrike do të ketë një autonomi prej 500 km dhe kjo është një pikë që do të garantojë suksesin e produktit dhe kënaqësinë e klientëve. Kjo makinë do të jetë në treg në fund të vitit të ardhshëm”.
Kthesa ekologjike, sidoqoftë, nuk do të mund të zhdukë telashet juridike. Selia në Wolfsburg e kolosit gjerman i është nënshtruar një kontrolli, në kuadër të një hetimi për pagesa të ekzagjeruara për përfaqësuesit e personelit.
Top Channel