Ushtria në komandë në Zimbabve, priten hapat e radhës

16/11/2017 09:24

Banorët e Zimbabves po presin se cfarë hapash do të marrë ushtria pasi uniformat e gjelbra morën kontrollin e vendit. Megjithëse ushtria vazhdon të pretendojë se nuk bëhët fjalë për një grusht shteti, mediat raportojnë se presidenti 93-vjeçar Robert Mugabe është mbyllur në banesët e tij, në arrest shtëpiak.

Ndërsa gruaja e tij Grace Mugabe, ajo që duket të jetë molla e sherrit në këtë rast pasi do të merrte pushtetin nga i shoqi, raportohet tja ketë mbathur në Namibi, por kjo s’është konfirmuar. Ushtria u hodh në veprim pasi Mugabe shkarkoi zëvëndësin e tij Emmerson Mnangagwa, i cili pritej ta pasonte. Duke bërë kështu, mugabe i hapi rrugën gruas së tij që të merrte pushtetin, dicka që nuk është vlerësuar aspak nga ushtria që tha se vendi, shteti dhe partia nuk janë pronë personale e askujt.

Por askush nuk po feston në zimbabve, pasi shumë gjëra mbeten të panjohura. Jeta vazhdon normalisht në vend që duket se po mësohet me faktin që presidenti Mugabe është në arrest shtëpi dhe askush nuk po e shpëton. Ata që kontrollojnë vendin, ushtarakë e civilë, po përpiqen të bindin botën së nuk ishte grusht shteti, por një riformatim agresiv.

Por që kjo të funksionojë, duhet që ta mbështesë edhe Mugabe, dhe nuk dihet nëse lideri 93-vjeçar do të bëjë lëshime në këmbim të pensionit të qetë dhe sigurisë së familjes, nëse këto do ti ofrohen. Fatmirësisht, deri tani nuk ka raporte dhune apo përleshjesh në vend, edhe për vetë faktin se situata është kaq e paqartë saqë të gjithë kanë zgjedhur të presin pa deklaruar se cilën palë mbështesin.

Top Channel