Dikush po ngacmonte fansen e tij, Drake “kërcënon” ta merrte me shkelma

16/11/2017 22:26

Ai sapo kishte përfunduar koncertin dhe ishte futur në një klub për të vijuar me performancat e tij muzikore.

Por, papritur teksa këndonte, reperi kanadez Drake sheh diçka që nuk e kapërdinte dot. I kërkon DJ-it të ndalonte këngën dhe me mikrofonin në dorë bërtet me të madhe.

“Ndalo menjëherë! Nëse nuk i heq duart nga vajzat, të zbrita poshtë dhe të mora me shkelma”, ishte paralajmërimi që Drake i bëri një personi që duket se po ngacmonte fanset e tij të pranishme në klub.

Ngjarja ka ndodhur në Sidnej të Australisë, por videoja amatoriale përfundoi shumë shpejt në rrjetin social “Instagram”, për t’u bërë më pas virale gjithandej.

Top Channel