Cilat hormone sjellin lumturi dhe si t’i aktivizoni ato, mirëqenia fillon nga brenda Ofertuesit do të munden të garojnë për një copëz histori, për një vlerë me gjashtë shifra të dielën, kur një gjethe e vogël e artë nga kurora e perandorit francez Napoleon Bonaparte do të dalë në ankand afër Parisit.
Me peshë 10 gramë dhe e vogël aq sa të mbështillet nga pëllëmba e dorës, gjethja mund të duket jo shumë domethënëse, por organizatorët e ankandit thonë se ajo përfaqëson pushtetin e njeriut, perandoria e të cilit dikur shtrihej nga Barcelona deri në Hamburg.
“Napoleoni është një karakter në historinë botërore dhe kjo gjethe e vogël, pasi është e vogël, simbolizon shkallën e sagës së Napoleonit”, tha Jean Pierre Osenat, organizator i ankandit.
Ajo ishte krijuar për ceremoninë e kurorëzimit, por nuk u vendos asnjëherë në kokën e perandorit. Napoleoni u ankua se kurora origjinale ishte shumë e rëndë, ndaj 6 prej gjetheve u hoqën nga një argjendar para ditës së madhe.
Argjendari ua dha ato 6 vajzave të tij. Ajo që do të dalë tani në ankand ka qëndruar që atëherë në shtëpinë e argjendarit. Kurora origjinale e frymëzuar nga Jul Cezari mbante 50 gjethe dhe u prodhua në vitin 1819. Gjethja që del tani në ankand pritet të shitet nga 100 deri në 150 mijë euro, por për organizatorët e ankandit, vlera e saj nuk qëndron te pesha e arit, por tek ajo e historisë.
Top Channel