“K. e Veriut mund të godasë Britaninë brenda pak muajsh!”

15/11/2017 14:06

Ish-komandanti i forcave britanike ka dhënë alarmin. Koreja e Veriut do të jetë në gjendje të godasë Britaninë me raketë bërthamore brenda 20 muajsh!

Gjenerali Sir Richard Barrons ia bëri të qarta komentet e tij edhe Kryeministres May gjatë një takimi që pati së fundmi me të, duke i thënë se shkurtimet për mbrojtjen kanë bërë atë të thyeshme.

Ai theksoi kërcënimet gjithnjë e në rritje ndaj Britanisë së Madhe, duke përfshirë Korenë e Veriut dhe Rusinë, për të cilat tha se forcat britanike nuk mund të reagojnë.

“Përballemi me kërcënimin rus, por ndërkohë Koreja e Veriut brenda 20 muajve të ardhshëm do të jetë e gatshme të përdorë një raketë balistike me rreze interkontinentale që mund të arrijë deri në Londër. Ndërsa ne nuk mund të mbrohemi ndaj këtyre rreziqeve”, tha gjenerali.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA