
Anëtari serb i presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Mlladen Ivaniç, në një intervistë ekskluzive për “Deutsche Welle” ka deklaruar se ai kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.
“Po ju vërtet mendoni se realisht mund të gjeni ndonjë politikan serb që do të thotë se Kosova është shtet i pavarur?”, i është përgjigjur ai pyetjes së gazetarëve.
“Derisa të jem unë kjo nuk do të ndodhë. Unë mendoj se mënyra se si Kosova e ka fituar pavarësinë është në kundërshtim të plotë me të drejtën ndërkombëtare. Prandaj, sa të jem unë këtu kjo gjë nuk do të ndodhë”, ka thënë Ivaniç.
Por ai është shprehur i gatshëm të bëjë një përjashtim. “Nëse paraqitet ndonjë politikan tjetër serb që mendon ndryshe, unë do ta respektoj vendimin”, ka shtuar Ivaniç.
Top Channel