Trump konfirmon se ndërroi avion pas samitit të NATO-s në Turqi: Unë bëj atë që më thonë, kam shumë kërcënime për të cilat ju nuk jeni në dijeni Vendimi për Ratko Mlladiç jepet ne 22 nëntor lidhur me akuzat për krime lufte që rëndojnë mbi gjeneralin e tmerrshëm serb, përfshirë genocidin e Srebrenicës në 1995-sën.
Lufta përfundoi mbi 2 dekada më parë dhe Mlladiç ka qëndruar në Hagë që prej 2011-tës pas një arratie 16 vjeçare nga drejtësia. Ai dhe masakrat e tij megjithatë ende dhe sot vazhdojnë t’i përçajnë myslimanët boshnjakë dhe serbët në Srebrenicë e më gjerë.
Për boshnjakët, ky person është vrasësi i egër që urdhëroi masakrimin e 8.000 djemve dhe burrave dhe qëndron pas dëbimit të pjesës tjetër të popullsisë myslimane të qytetit. E mbijetuara e rrethimit të Srebrenicës, 66-vjeçarja Hatidza Mehmedovic, rrëfen sesi serbët i vranë dy djemtë dhe bashkëshortin.
“Një qenie njerëzore nuk sillet ashtu, thotë ajo. I varrosa në 2010-tën fëmijët dhe burrin tim. Një gjë e tillë s’duhet të ndodhe më kurrë, askujt s’duhet t’i ndodhë. Sot nuk do te jetoja vetëm po të mos ishte për ata përbindesha”, u shpreh Hatidza Mehmedovic, e mbijetuar e Srebrenicës.
Shumë serbe ndërkohë e shohin 74 vjeçarin Mlladiç si gjeneralin që fitoi territore me disa viktima edhe nga radhët e tij. Një pjesë e tyre mohojnë që genocidi të ketë ndodhur.
“Mendoj se për shumicën e serbëve ai mbetet një hero. Për palën tjetër do të jetë një kasap dhe kriminel dhe ne do të vazhdojmë të jetojmë në vathat tona”, u shpreh Almir Salihovic, biznesmen serb.
Srebrenica është sot një qytet i rrudhur me vetëm 7,000 banorë, boshnjakë dhe serbë, të cilët jetojnë në krah të njëri-tjetrit të mbushur me dyshime. E vetmja gjë e përbashkët që ndajnë mes tyre, është varfëria.
Top Channel