Australianët mbështesin me vendosmëri martesën mes të njëjtit seks

15/11/2017 01:04

Australianët kanë votuar në favor të legalizimit të martesës mes të njëjtit seks, në një sondazh historik jo-detyrues.

“Vota tregoi se 61.6% e njerëzve preferojnë lejimin e çifteve të të njëjtit seks, për t’u martuar”, tha Byroja Kombëtare e Statistikave Australiane. Më shumë se 12.7 milion njerëz, ose rreth 79.5% e votuesve të përgjithshëm, morën pjesë në anketën postare tetë javore.

Kryeministri Malcolm Turnbull tha se rezultati “i madh” do të thoshte se qeveria e tij do të synonte të ndryshonte ligjin në parlament para Krishtlindjeve.

“Miliona australianë kanë folur dhe ata kanë votuar me shumicë dërrmuese për barazi martesore. Ata votuan po për drejtësi, po për përkushtim, po për dashurinë. Dhe tani na takon këtu në parlamentin e Australisë për të vazhduar më tej”, tha kryeministri australian.

Mbështetësit filluan të festonin rezultatin në hapësira publike, në të gjithë Australinë të mërkurën, duke valëzuar flamuj ylber, duke kënduar dhe vallëzuar.

Z. Turnbull, një mbështetës i martesës mes të njëjtit seks, po përballet me debatin brenda qeverisë së tij, lidhur me atë që duhet të përfshijë projektligji parlamentar.

Disa deputetë konservatorë po shtyjnë që projektligji të përfshijë përjashtime, që do t’u lejonin bizneseve që kundërshtojnë martesën e të njëjtit seks, që të refuzojnë mallrat dhe shërbimet për dasma.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA