Kapiteni dhe portieri i Italisë, Gigi Buffon njoftoi tërheqjen e tij nga kombëtarja, ndërsa paralajmëroi edhe largimin e 3 futbollistëve të tjerë.

Sipas Buffonit, edhe dy mbrojtësit e Juventusit, Cheillini e Barzagli, bashkë me romanistin De Rossi, e kanë mbyllur ciklin e tyre te Italia dhe pritet të njoftojnë tërheqjen.

“Po, kjo ishte ndeshja ime e fundit me kombëtaren. Doja të luaja edhe një botëror, por nuk ishte e thënë. Gjithsesi, largohem me pishmanin e botërorit, por me qetësinë se pasuesit e mi, Donnarumma dhe Perin, janë në lartësinë e duhur dhe do të më zëvendësojnë denjësisht”, tha portieri italian.Krahas meje, besoj se ka përfunduar aventura në kombëtare edhe për lojtarë si De Rossi, Barzagli dhe Chiellini, gjithsesi nuk dua t’ju vjedh skenën dhe po e lemë ta konfirmojnë vetë”, tha Buffon.

Ndërkohë, mediat italiane njoftojnë se nga çasti në çast, pritet edhe zyrtarizimi i dorëheqjes, ose shkarkimit të trajnerit Ventura.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA