Dita e Armëpushimit, “Big Ben” thyen heshtjen

10/11/2017 09:49

Pas tre muajsh heshtjeje për shkak të punimeve restauruese, këmbanat e “Big Ben”-it ranë sërish të enjten, pikërisht në kohën kur Britania e Madhe shënon Ditën e Armëpushimit.

Ceremonitë përkujtimore do të nisin në orën 11:00 të së shtunës e do të ndiqen më pas nga e Diela e Kujtesës, ditën pasardhëse. Këmbanat do të bien çdo një orë përpara se të heshtin sërish pas orës 13:00 të së dielës. Hera tjetër kur do të dëgjohen sërish do të jetë në momentin e ndërrimit të viteve.

Gjithsesi, Parlamenti britanik ka paralajmëruar se tingëllima e parë mund të mos jetë në kohën e saktë dhe sugjeruan që vendasit të mos i vendosin orët sipas “Big Ben”-it.

Këmbana e madhe e orës ikonë të Anglisë peshon 15 tonë, është 2.2 metra e lartë dhe ka një diametër prej 2.7 metrash. Çekiçi që i bie këmbanës çdo orë peshon 200 kg. Këmbanat në kullën Elizabet në Pallatin e Uestminsterit nuk do të bien për 4 vjet, përveçse në raste të veçanta.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA