LIVE/ Vijon lufta në Lindjen e Mesme! Teherani kërcënon se do të vrasë Netanyahun, ky i fundit publikon video duke pirë kafe. Lideri i Iranit “arratiset” në Moskë 15/03 23:07
Persona të armatosur kanë mësyrë zyrat e një televizioni lokal në Kabul, ku raportohet të kenë mbetur të vrarë disa persona e mjaft të tjerë janë plagosur.
Dëshmitarët okularë thonë se agresorët lëshuan granata e hapën zjarr në kohën që hynë në ambientet e televizionit Shamshad. Një reporter që arriti të largohej nga ndërtesa, i tha BBC-së se sulmuesit vazhdojnë të jenë brenda saj dhe dëgjohen akoma të shtëna.
Besohet që brenda godinës të ketë pasur më shumë se 100 punonjës. Nuk është ende e qartë se cilët janë personat përgjegjës për ngjarjen e rëndë, por këto muajt e fundit kryeqyteti afgan është shënjestruar në mënyrë të përsëritur nga talebanët dhe militantet e Shtetit Islamik.
Top Channel