“Shqiponja”, filmi më i ri shqiptar

04/11/2017 11:20

‘Shqiponja’, titullohet filmi më i ri shqiptar, që sheh si protagonistë aktorët Ndriçim Xhepa dhe Bart Dezdari.

Filmi është prezantuar mbrëmjen e të premtes në ‘Top Show Magazine’, nga regjisori me origjinë shqiptare Sokol Reka.

“Filmi kërkon të tejkalojë simbolet e të qenit shqiptar, sepse në Belgjikë shqiponja simbolizon gangësterin dhe të ligun. Filmi kërkon të përçojë mesazhin e të shkuarit përtej imazhit të shqiponjës, është familja, është morali”, tha regjisori Sokol Reka.

Top Channel