E ardhmja e Mihajlovic, e lidhur me Interin

01/11/2017 13:02

Edhe pse u aktivizua për vetëm 2 sezone me Interin, Sinisa Mihajlovic për shumë tifozë interistë emri i tij është i lidhur ngushtë me zikaltrit.

Por fati i tij duket se është sërish në duart e Interit, këtë herë si trajner i Torinos, shkruan Sportmediaset.

Pas 11 javësh, Torino ka grumbulluar vetëm 15 pikë, një më pak se kuqezinjtë e Milanit, por sërish drejtuesit “granatave” nuk janë të kënaqur, e prej disa ditësh kanë filluar të mendojnë seriozisht edhe zëvendësimin e serbit.

Ndeshja në “San Siro” kundër Interit mund të jetë vendimtare për të ardhmen e Mihajlovic dhe, sipas mediave italiane, nuk do të ishte aspak çudi që të shkarkohej menjëherë pas ndeshjes me klubin që serbi mbylli edhe karrierën si futbollist.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA