Marrëdhënia mes tyre nuk është ende zyrtare, por thuhet se i ka fillesat prej verës së vitit të kaluar, kur të dy ata ishin me pushime në Greqi.

Andrè Silva, sulmuesi portugez i Milanit që nuk po arrin të shpërthejë në ndeshjet e Serie A, por ka shënuar një “grusht” golash në Europa League, duket se ka gjetur ngushëllim te Sara Rodrigues.

Lajmi bëhet i ditur nga portali portugez “Vidas”. 21-vjeçarja, një modele e diplomuar për inxhinieri kimike, duket se ka fituar zemrën e futbollistit luzitan, ndërkohë që në rrjetin social “Instagram” numëron mbi 50 mijë ndjekës.

Por, një konfirmim i historisë së tyre të dashurisë ndoshta ka ardhur, për të gjithë ata që dinë të lexojnë edhe shenjat, pasi në profilin e saj, modelja ka publikuar në muajin gusht një foto të sheshit kryesor të Milanos, “Piazza del Duomo”.

FOTO GALERI
2/11

Top Channel