Abazhuri që të mban “peng” celularin
31/10/2017 19:33
Një abazhur tryeze i dizenjuar nga Klemens Schillinger ka nevojë për celularin tuaj që të funksionojë.
Ky abazhur do të ndizet vetëm nëse vendosni “smartphone”-n në një sirtar të lidhur me të.
Ende nuk ka një çmim për këtë pajisje dhe duket e vështirë që njerëzit të paguajnë për diçka që i mban “peng” gjënë më të çmuar, celularin.
“Sirtari është si një vend magjik që kërkon një objekt të vogël në mënyrë që të ndizet llamba. Sapo celulari të kyçet brenda sirtarit, do të keni dritë. Kur jepni diçka, merrni diçka tjetër si këmbim”, shkruhet në përshkrimin e abazhurit të çuditshëm.
Top Channel