Mbytja e Titanik, foto të rralla dalin në ankand
25/10/2017 19:13
Foto të rralla në të cilat shfaqen grupi i shpëtimit pas mbytjes së Titanikut dalin në ankand gjatë kësaj jave.
Fotot janë të përfshira në një fotoalbum të Louis M. Ogden, i cili po nisej drejt europës me bashkëshorten e tij, Agatha, kur në Prill të 1912-s anija e tyre mori një thirrje emergjence nga Titanik, e cila kishte goditur me një ajsberg dhe po mbytej me shpejtësi.
Anija Carpathia mbërriti në vendngjarje në agim, duke filluar që të shpëtojë të mbijetuarit që kishin kaluar natën në varkat e shpëtimit. Ogden, një avokat, kishte blerë aparatin fotografik për udhëtimin, e cila ishte ende një mjet tepër i rrallë nëse nuk ishe i pasur për ta poseduar.
Top Channel