Restoranti i parë nënujor në Europë (FOTO)

24/10/2017 12:45

Europa do të ketë së shpejti restorantin e parë nënujor, sipas arkitektëve norvegjezë të projektit. Struktura e planifikuar e betonit do të ketë një dritare panoramike rreth 10 metra të gjerë.

Projekti pritet të përfundojë brenda vitit 2019, në skajin më jugor të bregdetit norvegjez.

Restoranti është dizenjuar nga firma norvegjeze e arkitektëve Snohetta, e njohur për punën e saj në Operan Kombëtare Norvegjeze dhe Bibliotekën Alexandrina në Egjipt. Emri i tij do të jetë i thjeshtë “Under” (Nën).

“Një nga të mirat e kësaj ndërtese është mënyra si lidh natyrën me tokën, dhe si të mbërrini të sigurtë nga toka në një rrugë mahnitëse që shkon përmes një tubi që sheh natyrën detare, dhe përjeton atë që nuk mund të përjetosh normalisht”, thotë Rune Grasdal, arkitekti drejtues i projektit.

Vizitorët do të kenë tre nivele dhe kapacitetin prej 100 personash. Mes hyrjes dhe gardërobës do të ketë një bar shampanje, për të shënuar transitin mes bregut dhe oqeanit. Më poshtë do të jetë një restorant me dy tavolina të gjata, dhe disa të vogla të pozicionuara pranë dritares së madhe prej akriliku, që do të jetë e gjatë 4 metra.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA