Plani futurist saudit: Parajsa e jetesës dhe biznesit

24/10/2017 22:37

Parajsa e jetesës dhe biznesit do t’u kushtojë më shumë se 500 miliardë dollarë, por sauditët janë të gatshëm të shpenzojnë shuma marramendëse, sipas planit të zbuluar këtë të martë të projektit për një megaqytet dhe zonë biznesi njëkohësisht.

Princi i kurorës, Mohammed bin Salman ka thënë se zona “Neom” prej 26.500 kilometrash katrorë (28,748 km/katrorë është sipërfaqja e Shqipërisë) do të ngrihet në veriperëndim të vendit, duke u shtrirë deri në kufijtë me Egjiptin dhe Jordaninë.

Projekti do të fokusohet në 9 sektorë, përfshi ushqimin, teknologjinë, energjinë dhe ujin. Princi i kurorës është pikërisht ai që po udhëheq transformimin e Arabisë Saudite, për ta larguar nga varësia e saj nga të ardhurat e naftës.

Në gusht, mbretëria në gjirin Persik lançoi gjithashtu një projekt zhvillimor turistik, që parashikon të kthejë 50 ishuj dhe vendndodhje të tjera buzë detit të Kuq në resorte turistike.

Gjithsesi, natyra ekstremisht ambicioze e vizionit të Mohammed bin Salman ngre pikëpyetje mbi faktin sesa realiste janë këto projekte. Zyrtarët sauditë thonë se “Neom”-i do të financohet “përgjatë viteve të ardhshme” nga shteti, e padyshim me ndihmën e investitorëve lokalë dhe ndërkombëtarë.

FOTO GALERI
6/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA