Shkrumbohet nga flakët makina në Pogradec, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme Prokuroria shqiptare duket se është vënë në garë me kohën për të vërtetuar akuzat, ose për të ekstraduar në Itali një ndër të dyshuarit si anëtar kryesor i grupit të Habilajve, Nezar Seitin, i akuzuar nga autoritetet italiane si financieri i organizatës kriminale.
Paraditen e së martës, Gjykata e Tiranës caktoi një tjetër masë sigurie ndaj Seitit, me 20 ditë burg, kohë gjatë së cilës Prokuroria duhet të sjellë dosjen e Seitit nga Italia me qëllim ekstradimin e tij.
Në seancën e së martes, e cila u zhvillua me dyer të mbyllura, Prokuroria paraqitit në gjykatë vetëm urdhrin e arresttit të lëshuar nga Gjykata e Katanias për Seitin.
Nderkohë, gjykata vendosi të lërë afatin minimal prej 20 ditësh, nga 40 ditë që është maksimali, në dispozicion të Prokurorisë për të sjellë gjithë dokumentacionin e nevojshëm që do të mundësonte ekstradimin e tij drejt Italisë.
Në fakt, pro ekstradimit dhe procedimit në Itali është edhe avokati i Seitit.
“Gjykata vendosi 20 ditë kohë dhe ne jemi shprehur dakort për procedimin e klientit në Itali”, deklaroi avokati.
Ndërkohë, të dielën e kaluar Gjykata e Krimeve të Rënda i la gjithashtu 20 ditë kohë Prokurorisë së Krimeve të Rënda që të sillte prova ndaj Nezar Seitit, kësaj radhe jo për ekstradimin e tij, por për procedimin që Prokuroria e Krimeve të Rënda ka regjistruar ndaj tij më 17 tetor në të njëjtën kohë kur ka regjistruar edhe emrin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Në përgjimet e Prokurorise së Katanias, Nezar Seiti listohej si anëtari i grupit Habilaj që kujdesej për infrastrukturën e trafikut të hashashit drejt Siçilisë.
Top Channel