Nicole Scherzinger: Ndihem e vetmuar

22/10/2017 09:26

Ka dy vite që është në një marrëdhënie me tenistin Grigor Dimitrov, por Nicole Scherzinger ka pranuar se shpesh ndihet e vetmuar.

Këngëtarja 39-vjeçare dha një intervistë për “Mirror”, ku zbuloi gjërat që e shqetësojnë më shumë në jetën e saj.

Një prej tyre ishte fama, që nuk e lejon të shijojë gjërat e bukura të një jete normale.

“Nuk do të gënjej, është e vështirë. Ndihesh e vetmuar. Jam gjithmonë në udhëtim, gjithmonë vetëm. Mendoj se çdo njeri në botën e spektaklit ndihet i vetmuar”, tha Scherzinger.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel