Bullgaria merr në janar për herë të parë presidencën e radhës të BE-së, ndersa unioni perballet me sfida të vështira, të tilla si negociatat për Brexitin apo debatet për një politikë të përbashkët të emigracionit.
Kjo në një kohë kur Sofia është prapa me përgatitjet: për shkak të Brexitit, presidencën bullgare të radhës së BE e afruan me gjashtë muaj, dhe zgjedhjet e reja në vend e ngadalësuan edhe me shume punën. Kjo situatë e ka shqetësuar jo pak Komisionin Europian e përfaqësues të tij do të vizitojnë Sofien për të kërkuar ritme më të shpejta dhe objektivitet.
Daniel Kaddik, drejtues projekti i Fondacionit “Fridrih Nauman” për drejtësinë në Evropën Juglindore, thotë për Dojçe Velen se Bullgaria duket se nuk do ta shfrytezojë si duhet shansin për të ndryshuar konceptet që ndërlidhen shpesh me të, si korrupsioni, keqmenaxhimi apo varfëria. Liljana Pavlova, ministrja përgjegjëse për përgatitjen e presidencës bullgare të BE-së pretendon se përgatitjet po shkojnë mirë.
Sipas saj shtyllat kryesore të presidencës bullgare do të jenë konsensi, konkurenca dhe kohezioni. Vëmendje të veçante do t’i kushtohet të ardhmes se Ballkanit perëndimor.
“Ne duam të zhvillojmë një vizion të qartë e konkre dhe një plan veprimi, pa premtime false, pa shpresa të gënjeshtërta, por me një perspektivë të mirë”, ishin fjalet e Pavlovës.
Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është qartësisht në interesin e Bullgarisë. Shtetet e Ballkanit Perëndimor ndodhen midis Bullgarisë dhe Evropës Perëndimore dhe janë të rëndësishme për tregtinë, qarkullimin dhe për sigurinë e vendit.
Top Channel