Lezhë, gruaja “lind” 2 vajza brenda 3 ditëve

29/09/2017 00:00

Nuk janë të pakta rastet e shtimit apo pakësimit të pjesëtarëve të familjes në certifikatat familjare. “Fiks Fare” ka sjellë mbrëmjen e kësaj të premteje një rast të tillë në Rrilë të Lezhës, në familjen e shtetasit Gjon Marku.

Në certifikatën familjare të zotit Marku janë regjistruar dy vajza që kanë lindur në të njëjtin muaj e vit, vëtëm se njëra vajzë ka lindur 2 ditë më parë se tjetra.

Beltina Marku erdhi në jetë më datë 17 shkurt 1985 në këtë familje dhe dy ditë më vonë, më datë 19 shkurt 1985 erdhi në jetë një vajzë tjetër me emrin Emiranda.

Zonja Drande Marku, sipas certifikatës, bëri dy fëmijë brenda tre ditëve. Asnjë në këtë familje nuk dinte për lindjen e vajzës së dytë, por në certifikatën familjare ajo ekzistonte.

Familja Marku është vënë në dijeni për këtë pjesëtar të ri të familjes vetëm para pak kohësh, kur kryefamiljari bëri dokumentet për bashkim familjar në Itali.

Konsullata Italiane në Shkodër nuk ia pranoi certifikatën familjare, pasi pa që vajzat kishin lindur brenda tre ditëve.

Emiranda Marku është vajza e një bashkëfshatari të zotit Marku dhe të dy bashkëshortët nuk e njohin personalisht vajzën që sipas Gjendjes Civile ka lindur 3 ditë më vonë se vajza e tyre e vërtetë.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel