Trump, paradë ushtarake në SHBA si në “ditën e Bastijës”

19/09/2017 00:00

Presidenti amerikan Donald Trump tha se po merrte në konsideratë mundësinë e zhvillimit të një parade ushtarake në Uashington, në ditën e Pavarësisë që kremtohet më 4 korrik, i frymëzuar nga parada që pa në ditën e Bastijës në Paris.

Pasi u takua me presidentin francez Emmanuel Macron, në prapaskenat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Trump tha se i kishte kërkuar shefit të stafit të Shtëpisë së Bardhë, gjeneralit të Marinës John Kelly, të shikonte mundësinë e mbajtjes së një parade të tillë, në të cilën do të demonstrohej fuqia ushtarake amerikane.

“Unë isha i ftuari juaj në Ditën e Bastijës dhe ishte një nga paradat më të mëdha që kam parë ndonjëherë. Ishte diçka e mahnitshme dhe mendoj se, edhe ne mund të bëjmë diçka të ngjashme”, tha Trump.

Trump nënvizoi se ishte mrekulluar nga ajo që kishte parë në ditën kombëtare të Francës, 14 korrik, dhe nën këtë shembull, diçka e ngjashme mund të mbahet edhe në “Pennsylvania Avenue” në Uashington, nëse do të merret miratimi.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta