Vijon festa pas humbjes
05/09/2017 00:00
McGregor humbi,. Por fitoi mbi 100 milionë dollarë
Ai doli si humbës nga ringu i asaj që u vlerësua ende pa filluar si “ndeshja e shekullit” apo “ndeshja e 1 miliardë dollarëve”, por kjo duket se nuk e ka mërzitur aspak Conor McGregor.
Pavarësisht syrit ende të nxirë nga grushtat e Mayweather, McGregor vijon të festojë pas përfundimit të “ndeshjes së shekullit”, ku humbi me nokaut teknik.
Ndoshta edhe me të drejtë pasi nëse nga humbja merr mbi 100 milionë dollarë, atëherë ia vlen që të jesh i gëzuar dhe të festosh pafundësisht.
Top Channel