Shëtit botën me “vetëm” 50 euro

24/08/2017 00:00

Mund të duket si e pabesueshme, por një 23-vjeçar  ia ka dalë të bëjë “xhiro” përreth botës duke e filluar me vetëm 48 euro në xhep.

Kjo është historia e Christopher Schacht,i cili u nis nga shtëpia 4 vite më parë me vetëm 50 euro në xhep me qëllimin  që të vizitonte sa më shumë shtete të botës.

Kjo nuk ka qenë aspak një sfidë e lehtë, pasi atij i duhej të punonte në çdo shtet që shkonte për të siguruar ushqimin, por edhe paratë për biletën e radhës.

Në 4 vite, 23-vjeçari gjerman, ka vizituar 45 shtete të ndryshme, duke kaluar edhe Oqeanin Paqësor e atë Atlantik. Gjatë kësaj periudhe ai ka bërë të ndryshme nga detar deri tek minatori.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel