Charlie Hebdo, kopertinë kushtuar Barcelonës

23/08/2017 00:00

Fraza “Islami, është feja e paqes…të përhershme”, përkrah një karikature që tregon trupa pa jetë në rrugë dhe një furgon të bardhë që largohet.

Kjo është kopertina e realizuar nga karikaturisti Junid për numrin e 23 gushtit që Charlie Hebdo ia dedikon atentatit terrorist të Barcelonës.

Provokimi, nuk ka vonuar në nxisë polemika të reja. Satira kundrejt besimit Islam dhe ekstremistëve, është bërë shtylla e stilit të të përjavshmes franceze që është përballur vetë me sulmin terrorist të 7 janarit 2015, që i mori jetën 12 redaktorëve të redaksisë parisiene.

Top Channel