Marsejë, automjeti godet stacionin e autobusit. Një e vdekur

21/08/2017 00:00

Një person mbeti i vrarë, pas përplasjes së një makine në një stacion autobusi në qytetin jugor të Marsejës, në Francë.

Drejtuesi i mjetit është arrestuar, ndërsa policia u tregua që në fillim e kujdesshme të mos i jepte ngjarjes tonet e një akti terrorist.

Sfondi në të cilën ndodhi ajo, sidomos pas sulmeve në Spanjë, bëri që të mendohej për një rikthim të terrorit në Francën e munduar shumë prej tyre.

Episodi, viktimë e të cilit ishte një grua rreth të 40-ave, ndodhi në “lagjen 13” të qytetit, ndërsa gati 45 minuta më vonë pati dhe një përplasje tjetër në “lagjen 11”.

Prokurorët francezë deklaruan se ngjarja në portin e vjetër të qytetit nuk është incident terrorist, por banorët dhe vizitorët e huaj u këshilluan për çdo rast ta shmangnin përkohësisht kalimin në zonë.

Thuhet se shoferi është një person i njohur për forcat e rendit dhe se mund të ketë probleme mendore.

Në Francë nuk është fashitur ende kujtimi i tmerrit të përjetuar një vit më parë, në Ditën e Bastijës, kur më shumë se 80 vetë u vranë në një shëtitore të Nicës, të goditur nga një kamion.

Top Channel