Video/ Bebe Rexha ia merr valles mes tupanave, marton vëllanë me dasmë shqiptare Një park zoologjik në Singapor, ka ndërmarrë një hap drastik për të ringritur në këmbë një flamingo bebe.
Kujdestarët e parkut, kanë rritur zogun të njohur si Skuish, që kur ai doli nga një vezë e braktisur, rreth tre muaj më parë.
Tani, ata e kanë pajisur atë me disa çizme speciale, për të mbrojtur këmbët e tij nga ecejaket e përditshme që kanë si qëllim atij t’i japin forcë dhe rrezet e nevojshme të diellit, për të cilat ka nevojë para se ti bashkohet flamingove të tjera në kompleks.
“Kur këmbët e tij të jenë të forta sa duhet, do ta kthejmë në grup dhe shpresojmë që të jetë në gjendje të integrohet”, shprehet kujdestari i kopshtit zoologjik.
Ecja e skuishit përreth parkut, shoqëruar nga kujdestari, e ekspozon atë ndaj të nxehtit, sipërfaqeve të vështira, që janë shumë të ndryshme nga terreni në vendin e origjinës së flamingove, në Afrikën e jugut, dhe kjo i ka shtyrë kujdestarët të mendojnë për diçka që t’i mbrojë këmbët.
Pamja e një flamingoje me çizmet ngjyrë blu, i ka bërë vizitorët që të vënë buzën në gaz. Por, skuish, duket se e di se çizmet e tij janë një hap në drejtimin e duhur dhe e ka marrë shumë seriozisht përpjekjen.
Top Channel