ISIS merr përsiper sulmin në Barcelonë

17/08/2017 00:00

I ashtuquajturi shteti islamik ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin në Barcelonë duke thënë se është kryer nga ushtarët e shtetit islamik.

Agjencia e lajmeve e lidhur me ISIS, Amaq publikon marrjen përsipër te sulmit në Spanjë.

Grupi nuk ka dhënë as prova dhe as detaje të mëtejshme për të mbështetur këtë pretendim. Një person u arrestua në Barcelonë në lidhje me sulmin ku deri tani janë konfirmuar 13 të vdekur dhe 80 të plagosur.

Top Channel