Alarmohet Europa, avioni me një pasagjer të infektuar me hantavirus zbarkon në Amsterdam, transferohet menjëherë në spital Donald Trump fajësoi sërish të dyja palët për dhunën në Charlottesville në Virxhinia, duke shkaktuar reagime nga i gjithë spektri politik, madje edhe pretendime se presidenti duhet të kërkojë falje për fjalët që tha.
Një në deklaratë të bërë të hënën, Trump dënoi supremacistët e bardhë dhe prapë u kritikua, sepse reagimi i tij ishte i vonuar. Por, në një konferencë për shtyp në Nju Jork, ai gjithashtu fajësoi mbështetësit e së majtës që sulmuan ata të së djathtës.
Sipas analistëve, të hënën Trump dënoi ekstremistët e djathtë, sepse ngulën këmbë këshilltarët e tij për të shmangur stuhinë politike, ndërsa në konferencën për shtyp tha atë që mendonte vet pa pyetur njeri, duke e përshkallëzuar atë.
Veçse ndau fajin mes amerikanëve të thjeshtë dhe racistëve, supremacistëve të bardhë e nazistëve, Trump ngriti pyetjen nëse duhen hequr statujat e presidentëve George Washington dhe Thomas Jefferson, që dikur kishin zotëruar skllevër.
Dhuna në Virxhinia shpërtheu pasi supremacistët e bardhë protestuan kundër heqjes së statujës së një gjenerali të jugut skllavopronar. Demokratët padyshim, por edhe shumë republikanë, përfshirë John McCain, Jebb Bush, Marco Rubio, Paul Ryan e të tjerë dënuan me ashpërsi supremacistët e bardhë dhe fjalët e presidentit, duke thënë se nuk mund të ketë barazi morale mes protestave kundër dhe pro racizmit.
Ndërkohë në Uashington u vandalizua memoriali i presidentit Abraham Lincoln, i cili drejtoi Amerikën përgjatë luftës civile. Vandalët kishin përdorur bojë të kuqe për të shkruar atje një frazë kundër ligjit.
Top Channel