Australi, një komunitet lokal ndal festimet për ditën kombëtare

16/08/2017 00:00

Një këshill lokal në Melbourne votoi për ndalimin e festimeve të Ditës së Australisë, për të mos ofenduar kulturën “aborigjene”.

Zona e Yarrës në qytetin australian mori vendim unanim që të eliminojë çdo referencë për Ditën e Australisë dhe mbi të gjitha të mos bëjë ceremoni dhënieje nënshtetësie më 26 janar.

Dita e Australisë shënon mbërritjen e britanikëve në kontinent në vitin 1788, një ngjarje që shumë aborigjenë, apo banorët autoktonë të Australisë e cilësojnë si “dita e pushtimit”.

Këshilli lokal në Melbourne tha se është shumë e vështirë të pranosh të bësh festimet e një dite kombëtare, kur një sektor i plotë i popullsisë ndihet i përjashtuar.

Por vendimi i këshillit u dënua nga kryeministri Malcolm Turnbull, i cili tha se autoritetet lokale po përdorin një ditë që bashkon australianët, për t’i ndarë ata. Në fakt, prej vitesh, Dita e Australisë shfrytëzohet edhe nga refugjatët e shumtë në vend, për të festuar integrimin e tyre në shoqërinë australiane.

Top Channel