Manjati i Porsche tërhiqet nga projekti i “tunelit për një person” në Salzburg, vila nxirret në shitje pas protestave dhe debatit për pabarazinë sociale Ajo që duhej të ishte një ditë feste është kthyer në tragjedi në ishullin portugez të Madeiras. Rrëzimi i një peme, gjatë ceremonisë fetare me rastin e festës së Shën Mërisë, i kushtoi jetën të paktën 11 personave e plagosi dhjetëra të tjerë.
Ngjarja ndodhi në një shesh të mbushur me njerëz pranë kishës në fshatin e Montes, në kodrat përballë qytetit kryesor Funchal. Një video tregon momentin kur pema rrëzohet mbi personat që ishin mbledhur për të shijuar festimet nën rrezet e diellit. Viktimat po prisnin nisjen e procesionit në rrugë, pas meshës së mbajtur në kishë.
Televizioni portugez “RTP” raporton se mes viktimave janë edhe dy fëmijë. Pema që u rrëzua ishte 200-vjeçare dhe, sipas medieve lokale, 3 vite më parë ishte identifikuar si e rrezikshme për njerëzit dhe pronat atje. E njohur edhe si festa e “gruas së malit”, ajo është më e rëndësishmja që organizon ishulli i Madeiras dhe josh çdo vit mijëra vizitorë nga e gjithë bota.
Top Channel