Paris, makina përplaset me picerinë, vdes një 8-vjeçare

14/08/2017 00:00

Një vajzë 8 vjeçare humbi jetën dhe 5 persona mbeten të plagosur kur një makine u përplas kundër një picerie në një fshat në juglindje të Parisit.

Në timonin e automjetit te tipit BMW ishte një 39 vjeçar, i cili u vu në pranga pasi goditi me makinë personat që po darkonin në pjesën e jashtme të picerisë ne Set-Sor, pranë La Ferté su Zhuar.

Mediat gjermane pretendojnë se agresori, i cili pas arrestimi ishte nl gjendje konfuze, i kishte thënë policisë se donte të kryente vetëvrasje. Në automjetin e tij u gjetën armë zjarri.

Autoritetet folën për akt të qëllimshëm, por përjashtojnë pistën terroriste.

Sulmet me makinë kundër civileve janë kthyer në një tmerr për Francën dhe një numër vendesh të tjera. Një prej rasteve më të renda ishte ai në qytetin francez të Nicës ku të paktën 84 persona u vranë në ditën e Bastijës gjatë një sulmi me kamion.

Javën e kaluar një person përplasi me automjetin e tij disa ushtarë në Paris duke plagosur 6 prej tyre.

Top Channel