Udhëtimet e KE, Brukseli “fsheh” me takt kostot

09/08/2017 00:00

Komisioni Evropian u kritikua pasi publikoi një numër shumë të kufizuar të shpenzimeve për udhëtimet e zyrtarëve e tij më të lartë, tre vjet pasi u bënë kërkesat e para për transparencë të plotë.

KE publikoi vetëm kostot  udhëtimeve për janar dhe shkurt 2016, ku shihet që udhëtimin më të shtrenjtë e ka bërë Federica Mogherini në Azerbajxhan dhe Armeni gjatë tre ditëve që kushtuan 77 000 euro.

Ndërsa një vizitë dy ditore e presidentit të KE Jean-ClaudeJuncker me një delegacion prej 8 personash në romë kushtoi 27 000 euro.

Komisioni thotë se përdorimi i avionëve privatë, për shkak të axhendës së zyrtarëve dhe sigurisë së tyre, bën që udhëtimet të kenë kosto të tilla. Por Helen Darbishire, themeluesja dhe drejtuesja e organizatës Access Info Europe, e cila kërkoi kostot e udhëtimeve, tha se ishte shumë e zhgënjyer që pas tre vjetësh pritje, KE publikoi një numër kaq të vogël udhëtimesh.

Në një shembull tjetër, Darbishire, tha se për vitin 2015, KE tregoi udhëtimet e 6 komisionerëve për një periudhë dy mujore. Në vitin 2017, Access Info Europe nisi një fushatë publike përmes së cilës i bëri thirrje qytetarëve evropianë që të kërkonin kosto e udhëtimeve të komisionit.

Por sipas këtij të fundit, publikimi i kostove të udhëtimeve për 10 mujorët që mungojnë nga vitet e publikuara, do të ishte një barrë shumë e madhe administrative.

Top Channel