Presidencialet 2020, Trump: Baza Trump më e fortë se kurrë

08/08/2017 00:00

Donald Trump këmbëngul se mbështetja ndaj tij është më e fortë se kurrë, pavarësisht nga raportimet se disa republikanë po shohin mundësitë që ai të mos kandidojë për zgjedhjet presidenciale të 2020.

“Baza Trump është shumë më e madhe dhe më e fortë se kurrë më parë, pavarësisht nga sondazhet e mediave të rreme”-pohon kreu i shtepise se bardhe ne platformën e tij te preferuar twitter.

Trump kritikoi në mënyrë specifike atë që e quajti “dështim i gazetës New York Times”. Në një shkrim te disa ditëve më parë e përditshmja amerikan sugjeroi se disa republikane po zhvillonin një fushate hije për zgjedhjet presidenciale të 2020-tën, mbi supozimet se Trump nuk do të rikandidonte.

Sipas gazetës zëvendës presidenti Mike Pence po shqyrtonte mundësinë e kandidimit, pretendim ky i hedhur poshtë nga numri dy i Washingtonit.  Senatori republikan Jeff Flake tha të martën se shumë pjesëtarë të tjerë të partisë së tij do të dalin kundër Donald Trumpit dhe politikave të tij populiste.

Analistet mendojnë se martesa e çuditshme e Trump me republikanet është vënë nën stres të rëndë pas 200 ditëve të presidencës se tij.

Ai zemëroi pjesëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve pasi e cilësoi të keq projektligjin e tyre për kujdesin shëndetësor dhe sulmoi Senatin pas dështimit të miratimit të versionit të propozuar prej tij.

Megjithatë sipas analistëve të cituar nga “The Guardian” Trumpit nuk i leverdis një divorc i plotë me partinë pasi kjo do ta linte presidentin e ekspozuar politikisht veçanërisht sa i përket hetimeve për bashkëpunimin e mundshëm me Rusinë.

Top Channel