Arkiva, dosjet online; Shërbimi i ri për të marrë informacion

31/07/2017 00:00

2 milionë tituj dosjesh të Drejtorisë së Arkivave do të mund të aksesohen online përmes një katalogu që i ofrohet çdokujt që dëshiron të marrë këtë shërbim.

Veç katalogut në Drejtorinë e Arkivave u prezantua këtë të hënë edhe aplikacioni online që synon lehtësimin e procedurave për aksesimin e informacionit. Përmes tij mund të paracaktohet vizita në sallën e studimit me dosjen që çdo studiues dëshiron të shohë.

“Shpesh vijnë më shumë studiues më shumë se sa është kapaciteti fizik që me anë të këtij aplikacioni ne i kemi konturuar dhe së dyti sepse aplikimi bëhet i ngadaltë. Inventarët nevojiten që të shihen një më një, ndërkohë që tani do të mund të shihen nëpërmjet teknologjisë së informacionit me një kërkim të thjesht. Kjo lehtëson të gjitha procedurat që tashmë janë paperless, pra nuk bëhen më me letër, por do të bëhen në mënyrë digjitale”, shprehet Ardit Bido, Drejtor i Arkivës së Shtetit.

“Digjitalizimi i të gjitha këtyre arkivave, të cilat nuk janë vetëm për nevoja të përdoruesve të thjesht për arsye dokumentacioni, por edhe arsye të dokumenteve, por edhe për arsye studimore e turistike. Fakti që të gjitha të dhënat tona publike që kanë të bëjnë me trashëgiminë e kulturës, me dokumentat, me librat, me veprat e artit, i hedhim në version të aksesueshem online është një atraksion më tepër”, shtoi Mirela Kumbaro, Ministre e Kulturës.

Top Channel