Çiftelia ruan traditën në Kukës, trashëgimia përcillet brez pas brezi

03/05/2026 13:37

Në tingujt e çiftelisë, historia dhe tradita marrin jetë në Kukës. Një instrument i lashtë që vazhdon të përcillet brez pas brezi, duke mbetur simbol i muzikës popullore shqiptare.

Sot, dhjetëra fëmijë janë bërë pjesë e këtij rrugëtimi artistik, nën drejtimin e rapsodit të njohur, Ferid Dida. Me përkushtim dhe pasion, ata mësojnë të prekin telat e një prej veglave më përfaqësuese të Shqipërisë.

Edhe pse rruga nuk është e lehtë, dëshira për të ruajtur këtë trashëgimi mbetet e fortë. Familjet kuksiane vazhdojnë të ushqejnë tek të rinjtë dashurinë për muzikën dhe identitetin kombëtar.

Çiftelia nuk është thjesht një instrument. Ajo mbetet zëri i shpirtit popullor, që në Kukës vijon të jetojë përmes brezit të ri.

Top Channel