Teksa disa futbollistë pasi lënë lojën në fushë, qëndrojnë në këtë zanat. Po nuk ndodh kështu për ish mbrojtësin e Birmingham Olivier Tebily, i cili iu përkushtua hardhive të rrushit dhe jo fansave.

“Kur firmosa kontratën time të parë profesinale, bleva dy hektarë. I thashe vetes nëse do të plagosem spot me futboll, do të kem diçka me të cilën të  merrem”, nis rrëfimin e tij për BBC sportisti i kombëtares së Bregut të Fildishtë, Tebily, duke qëndruar mes verërave të tij në fshatin juglindor francez të Salles D’Angles.

Tebily thotë me tej se i është dashur të punojë në këtë tokë për të patur disa para më shumë për pushime, për në det me shokës, para se të bëhej një profesionist.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel