A ka gjetur dashurinë Naomi Campbell?

12/07/2017 00:00

Tashmë po qarkullojnë zërat se supermodelja 47-vjeçare Naomi Campbell “ka lidhje sekrete” me miliarderin baba të tre fëmijëve, dhe ish kreu i Philip Morris International, pasuria e të cilit është 150 milionë paund.

Ai është egjiptiani Louis C. Camilleri, 61 vjeç.

Një burim ka thënë për The Sun se supermodelja ka qënë gjatë gjithë kohës me Louis kur kanë qënë në qytet bashkë, duke thënë se ajo nuk rrëfen asgjë për detajet e romancës së tyre.

Naomi është takuar me Louis gjatë dashurisë së tyre të përbashkët për Formula One, teksa kanë ndjekur të njëjtat gara dhe në të njëjtat evente.

“Naomi dhe Louis janë takuar në fshehtësi për disa javësh. Naomi dëshiron ta mbajë lidhjen e saj private, por ka një shkëndijë mes tyre dhe miqtë e ngushtë janë të vetëdijshëm se ata po takohen bashkë”, thotë i njëjti burim për The Sun.

Top Channel