Messi ndërron sport, ping-pong në Karaibe
09/07/2017 00:00
Pas dasmës madhështore, të zhvilluar në Argjentinë, Lionel Messi dhe Antonela Roccuzzo, bashkë me fëmijët e tyre, janë duke shijuar muajin e mjaltit në Karaibe.
Ylli i Barçës dhe Argjentinës, është fotografuar teksa argëtohet duke luajtur ping-pong me bashkëshorten e tij.
Gjithashtu, Messi nuk le pas dore as fëmijët e tij, të cilët i ndihmon për të ndërtuar kala prej rëre.
Ajo që bie në sy, është se futbolli nuk bën pjesë aspak në pushimet e familjes Messi, i cili mesa duket ka vendosur të kalojë disa ditë pa sportin e tij të preferuar.
Top Channel